Telegrafi

Lindoni kujton babanë e ndjerë, këngëtarin Agron Berisha! (Foto)

Lindon Berisha duket se data e djeshme ishte në listën e ditëve të zeza.

E gjithë kjo pasi në këtë datë artisti kishte humbur babanë, Agron Berishën, i cili njihet më mirë me hit këngën  ‘Vetëm 5 minuta’.

Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Lindon Berishës

Dje ishin mbushur 14 vjet prej shuarjes së Agronit, që bota e artit shqiptar humbi njërin prej artistëve më të mirë të saj, transmeton Telegrafi.

‘Legjendë të llojit të tij’, ka shkruar Lindoni në Instagram përbri fotografisë së babait.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/