Site icon Telegrafi

Lindon Selahi realizon në fitoren e thellë të Rijekës

Lindon Selahi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit kroat me fanellën e liderit Rijeka.

Mesfushori shqiptar realizoi golin e tretë për skuadrën e tij në udhëtim përballë Rudes, duel që Rijeka e fitoi me rezultat të thellë 3-0.

Ishte minuta e 56-të kur 25-vjeçari i lindur në Belgjikë tundi rrjetën kundërshtare, duke vulosur triumfin e ekipit të tij.

Rijeka kryeson në Superligën e Kroacisë dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli pas shtatë vitesh.

Ndërkohë, ky ishte goli i katërt sezonal në kampionat për mesfushorin shqiptar.

Mesfushori debutoi me kombëtaren kuqezi në tetorin e vitit 2019 dhe deri më tani numëron katër ndeshje me Shqipërinë, por çuditërisht nuk u ftua fare nga Sylvinho për ndeshjet miqësore të muajit mars. /Telegrafi/

Exit mobile version