Telegrafi

Lindon ri sjellë projektet e suksesshme muzikore në versionin ‘live’

Lindon Berisha, ka menduar një befasi të këndshme për fansat e tij. Fjala është për një mënyrë krejt tjetër të të kënduarit, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim.

Ai, ka zgjedhur tri projekte të tij muzikore për t’i ri-sjell për publikun por në versionin ‘live’ me band, mënyrë kjo në të cilën këngëtari shqiptar e ka sfiduar veten.

‘Dale’, ‘Merri krejt’ dhe ‘T’kom dasht’ do të keni mundësi t’i dëgjoni ‘live’ nga ai ndërsa pjesë e këtij projekti janë edhe dy këngë të huaja, njëra ‘Gentleman’ dhe tjetra ngelet befasi për publikun të cilën Lindoni beson se do ta pëlqejnë.

Arsyeja se përse ka zgjedhur ai të vijë me këtë mënyrë të të kënduarit është t’i jap publikut më shumë nga vetja.

‘’Arsyja pse kom zgjedh është se ka qenë deshirë e kahmotshme qe 1 dit t’ua dhuroi një recital apo 1 performanc live publikut dhe si sfid personale që të jap diçka me soulful(shpirtrore) që do të kishte mbet për shumë vite. Pak me dal nga aj shablloni (muzik , klip ,emisione , dalje nclub). Thjesht me ardh me 1 drit ma ndryshe se qe osht msu me pa publiku’’, ka thënë Lindoni për lajmi.net

Deri në publikimin e befasisë, dhe interpretimin ‘live’ të këngëve që i ka paraparë, u mbetet t’i ‘shijoni’ dy prej të cilave tashmë gjenden në Youtube dhe ju sjellim në vazhdim.