Telegrafi

Lindon me projekt solo

Lindon Berisha do të vijë me projektin e tij më të ri.

Këngëtari nga Shkupi që solli risi në tregun muzikor shqiptar arriti që për një kohë të shkurtër të radhitet në mesin e këngëtarëve më të pëqyer në vendin tonë, transmeton Telegrafi.

Pas tri bashkëpunimeve të suksesshme me Adrianin dhe Florianin, Lindoni do të vijë me një projekt solo.

Mësohet se kënga tashmë është gati ndërsa pritet që së shpejti të fillojnë xhirimet e videoklipit me produksionin “Entermedia”.

“Asnihere” është projekti i fundit i tij në bashkëpunim me Adrianin, të cilën e sollën në prag të ndërrimit të moteve dhe deri më tani ka arritur më shumë se katër milionë klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/