Sipas një studimi të ri, shtatzënat në qytetet e mëdha rrezikohen nga linja e parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.
Automjetet e komunikacionit janë fajtorët kryesorë për substancat e dëmshme, të cilat mund të nxisin komplikime në shtatzëni.
Substancat e lëshuara nga djegia e karburanteve shtojnë rrezikun e lindjes së parakohshme për 30 për qind, ndërsa substancat industriale për 21 për qind.
Shkencëtarët, po ashtu, kanë vërejtur se përqendrimi i materieve ndotëse është më i lartë gjatë dimrit sesa gjatë verës, si edhe se në qytetet bregdetare ajri është më i pastër. /Telegrafi/