Site icon Telegrafi

Lindjen e kreu në koma, vetëdija i erdhi pas 23 ditësh kur në krah ia vunë fëmijën e porsalindur (Foto)

Amanda da Silva i ka befasuar mjekët e një spitali në Fortaleza të Brazilit, kur u zgjua prej komës që ishte për 23 ditë, në momentin që ia vunë të porsalindurin në krah.

Pacientja 28-vjeçare që vuan prej epilepsisë, ishte në fundin e muajit të shtatë të shtatzënësisë kur pësoi një sulm, të cilin pretendon se shkaktoi argumenti që pati me bashkëshortin, transmeton Telegrafi.

Nga frika se gjendja e rënduar mund t’i mbyste që të dy, mjekët i dhanë anestezion dhe kryen lindjen me anë të prerjes cezariane.

Komplikimet që nisën menjëherë, kanë bërë që Silva të lidhet për aparate që ta mbajnë gjallë, ndërsa fëmija me 2.1 kilogramë që u emërua Victor, të dërgohej në inkubator.

Pas më se tri javësh pa vetëdije, infermierja Fabiola Sa sugjeroi që t’i vendoset Victor në krah, gjë që ia rriti të rrahurat e zemrës, teksa lotët i rridhnin pandërprerë prej syve.

Që nga ai moment, gjendja saj nisi të përmirësohej, por u deshën deri në 20 ditë, që ajo të mbledhë vetën dhe të mund ta mbajë si duhet fëmijën.

“Nuk kemi shpjegim shkencor, se çfarë konkretisht ndodhi, por është evidente dhe kurrë nuk duhet ta nënvlerësojmë rëndësinë e takimit të fëmijës lëkur më lëkurë me nënën”, ka thënë infermierja Sa.

Ajo nuk mbanë në mend se e ka kryer lindjen, ndërsa kujton vetëm fëmijën në krah që mbante aromë të këndshme. /Telegrafi/

Exit mobile version