Kërkuesit shkencorë nga Spitali "Henry Ford" në Detroit mendojnë se kjo ka të bëjë me ekspozimin ndaj baktereve gjatë lindjes vagjinale, gjë që ndikon pozitivisht në zhvillimin e sistemit imunologjik të fëmijës.
Në studim kanë marrë pjesë 1200 fëmijë, ku janë analizuar reagimet e tyre në alergjenë që lidhen me manarët dhe me pluhurin. Te fëmijët është matur prania e antitrupave imunoglobulinë E (IgE), pasi që janë ekspozuar ndaj alergjenëve.
Shkencëtarët mendojnë se si këto rezultate shkojnë në favor të të ashtuquajturës hipotezë higjienike, sipas të cilës ekspozimi ndaj mikroorganizmave në fëmijërinë e hershme ka rol kyç për zhvillimin e drejtë të sistemit imunitar dhe për zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e alergjive. /Telegrafi/