Telegrafi

Lindja e vonshme, mbron nga kanceri i mitrës

Sa më gjatë të shtyhet amësia aq më i ulët është rreziku nga zhvillimi i kancerit të mitrës, është konstatuar në Kaliforninë Jugore, edhe pse shtatzënia e vonshme lidhet me komplikime të shumta.

Femrat të cilat bëhen nëna pas moshës 30-vjeçe kanë për 17 për qind më pak rrezik nga kanceri i mitrës, ndërsa ai rrezik reduktohet edhe më shumë për secilin vit të shtyrjes së amësisë. Kështu, femrat të cilat bëhen nëna në moshën 40- vjeçe kanë 44 për qind më pak rrezik nga ajo sëmundje, njofton gazeta britanike Daily Mail.

“Lindja në një moshë më të vonë është një lloj i faktorit të mbrojtjes nga kanceri endometrial, edhe nëse bëhet fjalë për tipin 1, i cili është i lidhur me ekspozimin ndaj estrogjenit ose tipi n 2, i cili paraqitet i pavarur nga hormonet”, ka thënë dr. Veronika Setiavan, udhëheqëse e studimit që ka përfshirë më se 8.000 femra. /Telegrafi/