Telegrafi

Lindja e shoqëruar me orgazëm mund të bllokojë dhimbjen

Pavarësisht se shpesh herë flitet për lindjen me termat e dhimbjes, disa gra kanë eksperimentuar atë që përkufizohet “lindje me orgazëm”. Studimi i ri i udhëhequr nga psikologu Thierry Postel dhe i publikuar në revistën“Sexologies”, tregon se Postel kontaktoi me 956 mami franceze, të cilat kishin asistuar në rreth 206 mijë lindje dhe 0.3% e tyre dëshmojnë se kanë asistuar në lindje të shoqëruara me orgazëm. Ai u kërkoi atyre që të plotësonin një formular mbi çështjen në fjalë.

Studiuesi u përqendrua kryesisht te mamitë më shumë se te doktorët dhe infermieret sepse ato janë dëshmitaret e para okulare të lindjeve dhe e kryejnë më së miri edhe funksionin e vëzhgueses .

“Nuk ka ndonjë gjë të çuditshme në lindjet që shoqërohen me orgazëm”, thotë Barry Komisurak, profesor i psikologjisë nga “Rutgers University” në New Yersey. “Në fakt, stimulimi i kanalit vaginal gjatë lindjes mund të bllokojë dhimbjen, pavarësisht nga fakti se stimulimi perceptohet si seksual ose jo”. /Telegrafi/