Telegrafi

Lindja e parakohshme dhe autizmi

Revista “Journal of Pediatrics” ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga 988 fëmijë të lindur së paku tre muaj para kohe.

Shkaktarët e çrregullimeve të cilat vështirësojnë komunikimin dhe ndërveprimin e fëmijëve me rrethin mbetet të panjohur. Mirëpo shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit pohojnë se studimet e mëparshme kanë treguar se një gjen luan rol në këtë mekanizëm, po ashtu edhe ambienti jetësor konsiderohet si faktor nxitës i autizmit.

Studimi i fundit jep hipotezën se lindja para kohe nuk është e lidhur në mënyrë direkte me shfaqjen e autizmit, porse shkaktari i cili nxit autizmin, është njëkohësisht edhe shkaktar i lindjes para kohe.

Përveç autizmit, lindja para kohe është e lidhur me rrezikun e lartë për t’u zhvilluar retardimi mendor, paraliza cerebrale, vështirësi të funksionit të mushkërive, si edhe humbje të dëgjimit apo shikimit.