Telegrafi

Lindja e Brazilit u godit nga përmbytjet pasi dy diga u shkatërruan nga reshjet e dendura të shiut

Më shumë se 60 zona në shtetin brazilian të Bahia u goditën nga përmbytjet të dielën pas disa javësh reshjesh të dendura, sipas guvernatorit lokal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, përmbytja erdhi pasi dy diga shpërthyen gjatë fundjavës, thonë administratat e bashkive më të goditura në lindje të vendit.

Njerëzit po shpëtoheshin me helikopterë dhe varka, tha Guvernatori i Bahia Rui Costa në Twitter. “Përparësia tani është të shpëtojmë jetë”.

Zyrtarët ndërkohë u shfaqën në mediat sociale për t’i kërkuar banorëve pranë digave të kërkojnë strehim.

Bahia vuan prej javësh nga stuhitë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, 18 persona kanë humbur jetën për shkak të motit ekstrem.

Të paktën 20,000 njerëz kanë mbetur të pastrehë që nga nëntori, raportoi uebfaqja e lajmeve G1.

Në një katastrofë dige në Brumadinho, Brazil, të paktën 260 njerëz gjetën vdekjen nga një rrëshqitje dheu në fillim të vitit 2019. /Telegrafi/