Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, numri i lindjeve të fëmijëve në tremujorin e katërt të vitit 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është zvogluar në 2.3%, dhe është 5.352 lindje fëmijësh.
Numri i vdekjeve në tremujorin e katërt të vitit 2017 shënon ulje në 12.6%, në krahasim me të njëjtin tremujorë të vitit 2016, dhe është 4.848 njerëz, prej të cilëve 36 janë foshnje.
Rritja natyrore është 504 njerëz, që nënkupton se për aq njerëz, numri i lindjeve të fëmijëve është më i lartë se i vdekjeve./Telegrafi/