Alvaro Morata e ka lënë numrin 9 të Chelseat, duke marr numrin 29 shkaku i binjakëve të sapo lindur.
Morata erdhi sezonin e shkuar si blerje rekord nga Blutë, ndërsa në atë kohë mbante fanellën me numrin 9.
Ditëve të fundit ai ishte larg fushave pasi gruaja e tij 25-vjeçare, Alice, ka lindur binjakët Alessandron dhe Leonardon të dielën e shkuar me 29 korrik.
“Është një ditë që unë kurrë nuk do të harroj, i prita bijtë e mi binjakë në këtë botë”.
“Familja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe unë dua t’i nderoj ata dhe bashkëshortes time, Alicen, kur jam në fushë, për këtë arsye kam vendosur të marr një numër tjetër për sezonin e ri”.
'I like the number nine, but now I have my two babies with me!' 👨👦👦
Watch @AlvaroMorata's full interview in the Chelsea app later today!
📲 https://t.co/zhGX5RrZrE pic.twitter.com/aroBsgKnfK
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 3, 2018
“Numrit tim aktual ia kam shtuar edhe një dysh para”.
“Më vjen keq për tifozët që e kanë blerë tashmë fanellën me numrin nëntë me emrin tim, por unë shpresoj që t’ju shpërblej me gola me numrin e ri atë 29”.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe shpresoj se këtë vit do të ketë më shumë arsye për të festuar”, ka thënë Morata për faqen zyrtare të klubit.
Congratulations to @AlvaroMorata on the birth of his twins! 🍼 pic.twitter.com/0Lt1r4EUQ7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 29, 2018
Chelsea ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Manchester Cityn në Superkupë, ndërsa të dielën e ardhshme e fillon sezonin me ndeshjen e parë ndaj Huddersfield Town në Ligën Premier. /Telegrafi/