Site icon Telegrafi

Lindi në trafik të ngjeshur, ndihmohet nga mjeku që ndodhej në veturën prapa (Foto)

Sian Berry nga Headingtoni i Anglisë, ka qenë duke shkuar në spital për një kontroll rutinë, kur ka filluar të ketë dhimbje të mëdha e të ndjente se është gati të lindte. Por, ishte e bllokuar në trafik të ngjeshur me vetura.

Në momentin që 25-vjeçarja po mundohej në ulësen e përparme të makinës së ngushtë, i ka shkuar pranë mjeku Ioannis Spiliotis, i cili megjithëse endokrinolog ia del ta ndihmojë në lindje, transmeton Telegrafi.

Vajza në krahët e nënës, pranë doktorit që ndihmoi në lindje

“Shkova pranë gruas që ishte në dhimbje dhe ia tregova kartelën që të më besojë se jam mjek. Bebes i doli shpejtë koka dhe për 20 minuta përfundoi i tërë procesi”, ka thënë Dr Spiliotis lidhur me rastin.

Vogëlushja e quajtur Miam që lindi me peshën prej mbi katër kilogramë, është dërguar në spital ku pas kontrollit – së bashku me nënën – është dërguar në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version