Telegrafi

Lindi fëmijë, pa e ditur se është shtatzënë

Nikki Kelly e ka lindur djaloshin James në dysheme të tualetit, kur i fejuari saj Aaron Swallow ishte në punë, transmeton Telegrafi

Gruaja vuante nga dhembjet menstruale dhe merrte terapi, që të rregullonte ciklin, por më kot. Kelly kishte qenë në javën e 32-të ose të 37-të, kur e ka lindur djaloshin me peshë dy kile e 700 gram.

Ajo kishte telefonuar të fejuarin 76 herë në gjysmë ore, derisa e ka hapur telefonin dhe është befasuar nga ajo që dëgjonte.

“Kush po qanë” ka pyetur Aaron, kur e ka dëgjuar djaloshin e sapolindur duke qarë, në shtëpinë e tyre në Dorset të Britanisë së Madhe.

Me të dërguar të në spital, është vërtetuar se James gëzon shëndet të plotë dhe është i lirë të dërgohet në shtëpi. /Telegrafi/