Telegrafi

Lindi dhe Venera zbulojnë sekretet e tyre (Video)

Lindi dhe Venera kanë qenë të ftuar në programin “Rudina”, ku kanë dhënë një intervistë shumë të sinqertë.

Ata kanë folur rreth lidhjes së tyre, karrierës, por edhe profesioneve për të cilat kanë studiuar.

Venera ka studiuar për kanto, duke e pasur kështu edhe profesion të parë muzikën, ndërkohë që Lindi studion arkitekturë.

Ai ka treguar se ende nuk është diplomuar, por Venera e ka ndihmuar disa herë me shkollën edhe pse nuk është e asaj fushe. Ai tregoi me sinqeritet se ajo e ka ndihmuar edhe me mesazhe në provim.