Telegrafi

Lindelof në rolin e heroit – anëtari i Unitedit shpëton një grua të moshuar nga grabitësi

Victor Lindelof e ka shpëtuar një grua të moshuar, derisa një grabitës tentoi që të plaçkiste atë.

Mbrojtësi i Manchester United është duke i kaluar pushimet në Suedi, ndërsa ishte duke lëvizur në këmbë.

Lindelof ishte duke kaluar në Vasteras të Suedisë të hënën në mëngjes, kur pa një grua rreth të 90-tave që po plaçkitet nga një person me biçikletë.

Në momenti që pa se po i merrte çantën me dhunë, mbrojtësi i skuadrës angleze vrapoi dhe arriti të kapte atë.

Lindelofi e mbajti atë të shtrirë për toke, gjersa të vinin policia dhe ta arrestonin.

Policia suedeze e ka falënderuar lojtarin për gjestin e bërë, derisa ai u ishte kthyer se një gjë të tillë çdo kush mund ta kishte bërë. /Telegrafi/