Telegrafi

Lindë bebja e ngjizur me spermën e vjetër 23-vjet

Meqenëse duhej t’i nënshtrohej hemoterapisë, gjë që e ulë fertilitetin, ai vendosi të ngrijë spermën.

Pas dy dekadave, ai ka vendosur të bëhet baba, meqë ka gjetur gruan e jetës, transmeton Telegrafi.

Ajo ka pranuar që t’i nënshtrohet fekondimit artificial, duke shfrytëzuar spermën e vjetër 23-vjet.

Falë kësaj, çifti bashkëshortor nga Australia, janë prindër të një djaloshi të shëndetshëm, që ka gjashtë muaj.

E ngjizja e tij e pazakontë, i ka siguruar një vend në Librin e Rekordeve të Ginisit.

Ai konsiderohet njeriu, që lindi i ngjizur nga sperma më e vjetër ndonjëherë. /Telegrafi/