Telegrafi

Linda zbulon këngën e re me producentin e famshëm amerikan (Video)

Linda Halimi po vazhdon përpjekjet për depërtimin në skenën muzikore amerikane.

Këngëtarja shqiptare ka realizuar këngën e re me producentin e njohur amerikan “London On Da Track”, transmeton Telegrafi.

Linda përmes një video në rrjetet sociale ka zbuluar një pjesë të këngës, e cila i përket zhanrit RnB.

Pas paraqitjes në “American Idol” ky është hapi tjetër i saj dhe bashkëpunimi me producentin e njohur shpresojmë të jetë i duhuri./Telegrafi/