Këngëtarja kontraverse, Linda Morina, ka bërë pohime po aq kontraverse sa personaliteti i saj në intervistën e fundit.
Ajo ishte në EliteZone, ku foli rreth shumë çështjeve pa dorëza.
Linda, e cila nuk njihet për aspekte vokale, por as për figurën trupore – më shumë për deklaratat dhe për këngët kushtuar fytyrave publike, u shpreh se do të refuzonte një natë me Bleron, shkruan Telegrafi.
“Me Bleron? Jo, asnjë natë se kisha kalu me Bleron”, u shpreh Linda në këtë emision.
Linda Morina ditë më parë lansoi edhe këngë për Donald Trumpin, duke qenë pjesë e talljeve në rrjetet sociale. /Telegrafi/