Site icon Telegrafi

Linda Lusardi poston fotografinë e parë pas shërimin nga COVID-19

Linda Lusardi (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur, Linda Lusardi, pas luftës që pati me COVID-19, ka postuar fotografinë e parë pasi e mposhti këtë virus.

61-vjeçarja që nga kthimi në shtëpi i kishe mbajtur të informuar fansat e saj në rrjetet sociale përmes postimeve të bëra, për të treguar rreth gjendjes shëndetësore, shkruan Mirror.

Në fotografinë e publikuar, Linda shihet e buzëqeshur në dhomën e saj të gjumit duke përkëdhelur qenin e saj.

Ajo shkroi: “Aq mirë të jesh në shtëpi. Qëndroni të sigurtë. Qëndroni brenda dhe përpiquni të jeni pozitiv në këtë kohë të trazuar”.

Lexo po ashtu "Nuk e dinim nëse do zgjoheshim më", Linda Lusardi flet për luftën që përjetuan me Sam Kane kundër COVID-19

Aktorja së bashku me bashkëshortin Sam Kane kanë qenë të infektuar me coronavirus, ndërsa Linda para se të shërohej ishte në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version