Pandemia coronavirus ka prekur figurat të njohura publike, e që disa prej tyre janë shëruar, por disa të tjerë vazhdojnë të përballen me të.
Një prej të shëruarve është aktorja e njohur Linda Lusardi, e cila ditë me parë ishte infektuar nga COVID-19 së bashku me bashkëshortin saj, Sam Kane.
Sam ishte larguar ditë më parë nga spitali ndërsa The Sun raporton se një vendim i tillë është marrë edhe për Linda Lusardin, e cila tashmë është jashtë rrezikut për jetë. Këtë gjë e ka bërë të ditur Sam Kane përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur se është tejet i lumtur që po gjendet afër saj.
“Pra, e bekuar që po kaloj sonte me gruan time të bukur në shtëpi. Zoti e bekoftë NHS. Pra, i lumtur që e ka shtëpinë e saj”, kishte shkruar Kane.
Një javë më parë u raportua se aktores i ishte përkeqësuar gjendja duke përdorur kështu oksigjen, por që tani duhet se gjendja e saj është më e qëndrueshme.
Pas këtij lajmi, ndjekës të shumtë komentuan në rrjetet e tyre sociale duke i uruar shërim sa më të shpejtë./Telegrafi/