Site icon Telegrafi

Linda Lusardi kujton viktimat nga COVID-19

Linda Lusardi (Foto: Instagram/lindalusardi)

Aktorja e njohur Linda Lusardi është njëra nga figurat e njohura që është shëruar nga pandemia coronavirus.

Në mesin shumë viktimave nga ky virus vdekjeprurës ka qenë edhe miku i aktores, Eddie Large.

Linda, e cila vetë ishte shtruar në spital muajin e kaluar me Covid-19, tani po inkurajon njerëzit që të shpërndajnë dashuri gjatë kësaj periudhe.

Duke folur për Daily Star, ajo tha: “Fëmijët e mi mund të kishin qenë gjithashtu të infektuar. Ne duam që kjo të nderojë njerëzit që nuk ishin aq me fat sa unë”.

“Dëgjoj histori vërtet të trishtueshme, disa prej tyre më kanë bërë të qaj. Por shpreh ngushëllime për ata që kanë humbur të dashurit”.

Linda i bëri këto deklarata, pasi komiku Eddie Large, vdiq muajin e kaluar pasi kontraktoi coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version