Në mesin e shumë figurave publike që janë testuar për coronavirus (COVID-19), janë edhe aktorët Linda Lusardi dhe bashkëshorti i saj, Sam Kane.
Aktori 51 vjeçar kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku çifti shihen të shtrirë ne spital dhe të gatshëm për t’u testuar, shkruan Daily Mail. Megjithatë, ai përmes një njoftimi ka treguar se gjendja e tyre është e qëndrueshme por në të njëjtën kohë janë shumë të sëmurë.
“Që të dy jemi në gjendje të qëndrueshme, por shumë të sëmurë. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj”, kishte shkruar Kane në Facebook.
Linda Lusardi ka treguar se po luftonin me simptomat e coronavirusit, i njohur si COVID-19, pasi rastet e regjistruara të virusit vazhdonin të rriteshin çdo ditë e më shumë në Mbretërinë e Bashkuar.
Çifti është martuar tash e 22 vite dhe kanë dy fëmije, një djalë të quajtur Jack dhe një vajzë të quajtur Lucy. /Telegrafi/