Linda Hamilton i është bashkuar zyrtarisht kastit të sezonit të pestë të “Stranger Things”.
Më e njohur për rolin e luftëtares Sarah Connor në “The Terminator”, Linda duke u bërë pjesë e serialit fantastiko-shkencor të Netflix -it për episodet e tij të fundit, padyshim që do t’u sjellë fansave anembanë globit gëzim të madh.
Nuk dihet ende se kë do të luajë Linda ose në cilën anë do të jetë, apo se cili personazh do t’i përshtatet.
Përveç interpretimit të një prej personazheve më ikonë ndonjëherë në historinë e filmit, 66-vjeçarja gjithashtu ka marrë disa vlerësime mbresëlënëse gjatë karrierës së saj, duke përfshirë edhe nominimet për tre “Golden Globes”.
Aktorja luajti për herë të parë rolin e Sarah Connor në filmin e vitit 1984 “The Terminator”.
Megjithatë, një nga imazhet më të paharrueshme të Lindës si Sarah erdhi nga vazhdimi i vitit 1991 “Terminator 2: Judgment Day”.
Në një intervistë, regjisori James Cameron ka folur për stërvitjet rraskapitëse që Linda bëri për t’u përgatitur për rolin, duke përfshirë mënyrën se si ajo mësoi të përdorte me mjeshtëri armët e zjarrit për herë të parë.
Fansat e “Stranger Things” mezi presin të zbulojnë se çfarë do të rezervojë sezoni i pestë dhe i fundit për ta, por do të kenë pak kohë për të pritur, me këstin e fundit që pritet të dalë në Netflix diku në vitin 2024. /Telegrafi/