Telegrafi

Linda Halimi tregon se pse e mbajti të fshehur shtatzëninë, zbulohet edhe domethënia e veçantë e emrit të vajzës

Foto: Linda Halimi/Facebook

Dy ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë.

Ajo e mbajti të fshehur shtatzëninë e saj deri në lindje, teksa duket se për këtë ka pasur një arsye të veçantë.

Se pse e mori këtë vendim deri në sjelljen në jetë të vajzës, Linda e ka treguar përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Foto: Linda Halimi/Facebook

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme në jetën e një gruaje – shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndjehem e fuqizuar! Unë jam grua. Ishte një pyetje e zakonshme, “përse e fshehe?”. Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë nga një mendim dhe kur vjen puna tek bekimet e Zotit nuk ka rëndësi mendimi i askujt. E gjithë familja ime dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time duke mos thënë asnjë fjalë. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi se sa shumë luftojmë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Davon Edwards, e pagëzuan vajzën e tyre me emrin Kaimana.

Emri në fjalë ka kuptimin “Fuqia e oqeanit”, por ekziston edhe një ishull që mban pikërisht emrin Kaimana, i cili gjendet në Indonezi. /Telegrafi/

Foto: Linda Halimi/Facebook

 

Foto: Linda Halimi/Facebook