Ajo këto ditë është rikthyer në trojet shqiptare pasi prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fjala është për artisten nga Vitia, Linda Halimi, e cila për rikthimin në Kosovë e Shqipëri ka një arsye.
Siç ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, 27 vjeçarja do jetë pjesë e festivalit “Kënga Magjike 2021”.
Përmes një postimi tjetër të ndarë në InstaStory, krijuesja e hitit “Ndihmë” tregon se këngën do ta prezantojë të dielën.
“Kënga do të publikohet më 4 prill”, thuhet në njoftim.
Linda gjithashtu gjatë kësaj kohe ka qenë në Shqipëri në parapërgatitje për kompeticionin muzikor.
Kjo nuk është hera e parë e paraqitjes së Halimit në “Kënga Magjike”, ndërsa në 2019 ishte tërhequr nga gara për arsye të panjohura. /Telegrafi/