Telegrafi

Linda Halimi sjell videon e këngës së publikuar muajin e kaluar “Murda”

Linda Halimi ia bashkangjitur videon këngës së sjell kohë më parë.

“Murda” është kënga që e kishte publikuar muajin e kaluar dhe gjatë ditës së sotme e ka publikuar me videoklip.

Këngëtarja shfaqet tejet joshëse dhe seksi në disa skena edhe mjaft provokuese me lëvizjet në shtrat me një femër.

Theksojmë se ajo kishte pohuar kohë më parë se këngën ia kishte besuar një producenti dhjetëvjeçar, i quajtur Lil Neo.

“Fakt i këndshëm. Kënga Murda ka një producent dhjetëvjeçar, i cili është super i talentuar dhe është biri i producentit Lil Neo”, kishte shkruar në llogarinë personale në Instagram, Linda.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare mori pjesë në ‘American Idol’ dhe pasi mahniti me zërin e saj, vazhdoi me përkushtimin ndaj muzikës. /Telegrafi/