Këngëtarja Linda Halimi është shpallur fituesja e edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.
Kënga e saj “Botë” është vlerësuar me pikët maksimale nga votat e publikut dhe të një pjese të jurisë, ngase disa prej tyre të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë, dështoi lidhja direkte me ta.
Linda është shpallur fituesja e këtij edicioni, duke fituar në këtë mënyrë biletën për ta përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2017.
“Eurovision” vitin e ardhshëm do të organizohet në Kiev të Ukrainës, në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9e3usZ779pw