Këngëtarja Lindita Halimi ka kohë që nuk është paraqitur para publikut me ndonjë projekt të ri muzikor në treg, megjithatë është përfolur se ajo mund të konkurrojë sërish në festivalin e Rtsh-së këtë vitë, për të shkuar drejt Eurovisionit.
Ajo ka qenë shumë e përfolur edhe për humbjen e saj drastike në peshë, ku nga një vajzë e plotë është shndërruar tërësisht në një trup elastik dhe seksi.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaqet seksi me bikini teksa nxjerr në pah edhe muskujt e saj.
Ajo tashmë mund të konsiderohet si një nga trupat më seksi të estradës.
Përndryshe Linda ka kohë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aktualisht merret me menaxhimin e qendrës së dobësmit “Linda Halimi” në Prishtinë. /Telegrafi/