Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, ka qenë shumë e përfolur gjatë muajve të parë të këtij viti.
Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Kaimana.
Në të njëjtën kohë, Linda dhe bashkëshorti i saj, reperi Big D, blenë një shtëpi luksoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes fotografive në rrjetet sociale, Linda ka zbuluar se si duket nga jashtë shtëpia e saj e re, teksa së fundmi ka bërë të kundërtën.
Në një fotografi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, këngëtarja nga Vitia shfaqi së fundmi ambientin e brendshëm të shtëpisë së saj, e cila duket mjaft luksoze.
Në fotografi gjithashtu mund të shihet edhe bashkëshorti i saj, teksa mban në duar vajzën e tyre të vogël.
Linda përndryshe ka paralajmëruar se këtë vit do t’i rikthehet edhe muzikës, pas një mungese të gjatë. /Telegrafi/