Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Linda Halimi, ka njoftuar ndjekësit për një zhvillim të ri në jetën e saj.
Ajo ka bërë disa postime në rrjete sociale me anë të të cilave tregon se është bërë me shtëpi të ri.
Kështu, zeshkania ka ndarë pamjet luksoze të apartamentit të ri i cili duket se ka një hapësirë tejet të madhe.
Në shtëpinë e re të artistes dominojnë më shumë ngjyra gri, e zezë e po ashtu edhe ngjyra e bardhë.
Enterieri i shtëpisë duket të jetë i veçantë dhe i kuruar në çdo detaj që të duket sa më e përsosur.
“Pamjet. Një tur brenda shtëpisë së re”, ka shkruar Halimi në njërën nga videot e shpërndara në Instagram.
Linda përndryshe këto ditë ka kryer një operacion për heqjen e dhjamit Sculpt 360+BBL, për të cilin theksoi se kushton afro 14 mijë dollarë.
Ajo në anën tjetër po shijon jetën së bashku me partnerin e saj, reperin Big D dhe vajzën e tyre, Kaimana. /Telegrafi/