Site icon Telegrafi

Linda Halimi po kërkon të zhvendoset në Xhamajka për të jetuar

Foto: Linda Halimi/Facebook

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej më shumë se një dekade jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me Davon Edwards, i cili dikur ishte reper që njihej me nofkën “Big D”.

Çifti kanë së bashku një vajzë të quajtur Kaimana.

Linda së fundmi ka vizituar Xhamajkën, vend ky i cili i ka lënë mbresa, dhe po e shqyrton zhvendosjen në këtë vend së bashku me burrin e saj.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes një postimi në InstaStory, ku tregonin se dyshja tashmë janë duke kërkuar një shtëpi në Xhamajka.

“Xhamajka të dua shumë. Po kërkojmë një shtëpi dhe po zhvendosemi”, ka shkruar këngëtarja nga Vitia në InstaStory. /Telegrafi/

Foto: Linda Halimi/InstaStory
Exit mobile version