Telegrafi

Linda Halimi performoi para publikut të Madridit (Foto/Video)

Lind Halimi po vazhdon me turin evropian në kuadër të para festivalit evropian të muzikës Eurovision.

Këngëtarja shqiptare do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë festival me këngën World.

Por, së fundi këngëtarja ka performuar para një publiku të madh të kryeqytetit spanjoll të Madridit, transmeton Telegrafi.

“Madridi do të mbetet gjithmonë në mendjen time. Mënyra se si të donë në Spanjë është e ndryshme”, ka shkruar ndër të tjerash Linda.

Ndryshe, Linda është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/