Raporti i këngëtares shqiptare, Linda Halimi me partnerin e saj, reperin Big D, ka qenë shumë i komentuar prej vitesh.
Shumë shpesh artistja nga Vitia u bë pjesë e faqeve rozë për shkak të jetës personale.
Ajo edhe së fundmi ka reaguar pasi doli një lajm sërish për këtë pjesë, nëse është me të apo jo.
“Hajde gëzuar. A jam ndarë a nuk jam ndarë? Nuk po kuptoj asgjë as unë”, ka qenë reagimi i bukuroshes së njohur.
E njëjta së bashku me partnerin jetojnë prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe kanë vazhduar me aktivitetet e tyre.
Dyshja bashkë kanë edhe një vajzë të quajtur, Kaimana World.
Linda pak muaj më parë ka qëndruar për një kohë në Kosovë meqë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2. Ajo shpalosi shumë të pathëna nga jeta, karriera si dhe nga fillimet e saj në muzikë. /Telegrafi/