Site icon Telegrafi

Linda Halimi: “Now” do të publikohet pas Eurovisionit (Foto)

Linda Halimi ditë më parë publikoi videon e këngës ‘Botë’.

Me këtë të fundit, por në versionin anglisht këngëtarja do të paraqitet në festivalin evropian të muzikës që do të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Por, Linda tashmë ka zbuluar se pas Eurovisionit do të sjell në treg projektin e ri muzikor, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka thënë në një intervistë ekskluzive për “wiwibloggs” duke thënë se kënga e re do të titullohet “Now”.

“Kur për herë të parë dëgjova muzikën e ‘Now’ në studio, thashë se kjo është edhe më e mirë se kënga “S’të fal””, ka thënë ajo.

Linda gjithashtu ka pohuar se këtë këngë do ta performojë për herë të parë gjatë turit të Eurovisionit, ndërsa videoklipi i këngës do të publikohet menjëherë pas kësaj gare. /Telegrafi/

Exit mobile version