Telegrafi

Linda Halimi në studi për projektet të reja muzikore (Foto)

Linda Halimi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor.

Në fakt, kënga e fundit e këngëtares ishte “Bota”, me të cilën u prezantua në festivalin evropiane të muzikës “Eurosong”.

Lexo po ashtu Linda shfaqet provokuese në të kuqe, mahnit me linjat (Foto)

Por, duket se këngëtarja që vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkaura të Amerikës do t’i rikthehet këngëve të reja.

Kështu së paku ka paralajmëruar vetë Lindita përmes llogarisë personale në Instagram.

“Viti 2018 unë jam e gatshme. Projekte të reja”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale, Halimi, e cila shihet në studiot muzikore.

Ndryshe, ajo ka qenë së fundi në qendër të vëmendjes në saje të imazheve seksi të sjella në Instagram e Facebook.

Kujtojmë se kënga që e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision deri më tani është shikuar rreth 290 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/