Linda Halimi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor.
Në fakt, kënga e fundit e këngëtares ishte “Bota”, me të cilën u prezantua në festivalin evropiane të muzikës “Eurosong”.
Por, duket se këngëtarja që vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkaura të Amerikës do t’i rikthehet këngëve të reja.
Kështu së paku ka paralajmëruar vetë Lindita përmes llogarisë personale në Instagram.
“Viti 2018 unë jam e gatshme. Projekte të reja”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale, Halimi, e cila shihet në studiot muzikore.
Ndryshe, ajo ka qenë së fundi në qendër të vëmendjes në saje të imazheve seksi të sjella në Instagram e Facebook.
Kujtojmë se kënga që e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision deri më tani është shikuar rreth 290 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/
https://youtu.be/9e3usZ779pw?t=2