Telegrafi

Linda Halimi renditet poshtë nga mediat në ‘Eurovision’ (Foto)

Këtë javë kanë filluar provat zyrtare për festivalin më të madh evropian “Eurovision Song Contest”.

Të hënën janë zhvilluar provat e shteteve që prezantohen në natën e parë, ndër to edhe këngëtarja Lindita Halimi, e cila përfaqëson sivjet Shqipërinë me këngën “Botë”.

Performancat gjatë provave u vlerësuan nga 35 anëtarë të medieve në fund, nga ku rezultati i Linda Halimit sipas tyre nuk duket të jetë fare i kënaqshëm.

Lexo po ashtu "Botë" e Linda Halimit, kënga më e padiskutuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë në "Eurovision" (Video)

Kjo pasi në listën zyrtare të performancave më të mira, Shqipëria renditet e 9-ta në listë, ose më saktë e parafundit.

Anëtarët e medieve duhet të votonin tre prej performancave të tyre të pëlqyer, vendin e parë me pesë pikë, vendin e dytë me tre pikë dhe vendin e tretë me një pikë, ku e preferuara e tyre duket të jetë performanca e përfaqësueses së Finlandës, e cila është renditur e para në klasifikim me 72 pikë.

Linda është vlerësuar me vetëm nëntë pikë, dhe menjëherë pas saj gjendet Belgjika, e fundit me zero pikë. /Telegrafi/

Linda Halimi rendit Shqipërinë të nëntën në listë, në performancat e vlerësuara sipas medieve.