Telegrafi

Linda Halimi në ballinën e numrit special të revistës amerikane (Foto)

Linda Halimi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës Eurovision.

Përveç kësaj, kjo ka bërë që këngëtarja shqiptare të bëhet edhe më shumë e pranishme në mediat ndërkombëtare.

Këngëtarja po del të jetë mjaft e suksesshme edhe në sfera tjera të jetës, transmeton Telegrafi.

Historia e humbjes së peshës nga Linda, është njëra nda dy storiet më të veçanta të përzgjedhura nga revista e famshme ‘People’.

Kjo e fundit ka përzgjedhur që në ballinën e revistës ta mbuloj me këngëtaren shqiptare, e cila është frymëzim për shumë femra me mbipeshë. /Telegrafi/