Telegrafi

Linda Halimi merr poza para fotografit Fadil Berisha

Linda Halimi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re në tregun e muzikës.

Por, kjo nuk do të thotë që këngëtarja të mos jetë edhe temë e mediave rozë shqiptare.

Tashmë këngëtarja po sjell herë pas here imazhe dhe video në rrjetet sociale të një femre me linja seksi trupore.

Së fundi, këngëtarja jonë ka marrë poza para fotografit të njohur shqiptar që vepron në SHBA, Fadil Berishës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë rreth ndonjë projekti të ri muzikor, apo thjesht ishin fotografi të çastit të marra nga Berisha.

Lexo po ashtu Fadil Berisha vazhdon të promovojë këngëtaret shqiptare (Video)

Ku i fundit kujtojmë se edhe javë më parë e kishte promovuar këngëtaren tonë duke publikuar një video teksa perfomon Linda.

Ndryshe, Halimi pritet që gjatë këtij viti të sjell një këngë të re, për të cilën ka paralajmëruar se është duke punuar. /Telegrafi/