Site icon Telegrafi

Linda Halimi: Fitova falë ndihmës së Jennifer Lopez

Linda Halimi apo Lindita (siç njihet ndërkombëtarisht) është shpallur vitin që lamë pas fituese e Festivalit të 55-të të RTSH-së.

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja nga Kosova ka folur edhe rreth eksperiencës së saj në talent show-n “American Idol” dhe veçanërisht për pop divën, Jennifer Lopez, e cila e vlerësoi maksimalisht vokalin e saj.

Lexo po ashtu Linda publikon versionin anglisht të këngës botë (Foto)

“Jennifer Lopez-in ishte shumë e vështirë ta takoje, por ajo më ka dhënë një këshillë shumë të vlefshme. Unë kur këndoj i mbaj sytë gjithnjë mbyllur dhe ajo më këshilloi t’i mbaja hapur, sepse nëpërmjet tyre komunikohet më mirë me publikun dhe kishte të drejtë”, tha Lindita.

“E në fakt duket që rezultoi sukses pasi ju fituat çmimin e parë në festival”, – është shprehur Rudina Magjistari dhe këngëtarja e pohoi këtë konstatim të moderatores.

Linda Halimi ka treguar se të tjera projekte artistike e presin dhe një prej tyre është edhe një koncert që ajo do të zhvillojë me Stevie Wonder./Blitz

https://youtu.be/1KpsZ0QyriE

Exit mobile version