Site icon Telegrafi

Linda Halimi bëhet me pasaportë shqiptare (Foto)

Linda Halimi është bërë me nënshtetësi shqiptare duke marrë pasaportën e këtij vendi.

Këngëtarja kosovare do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin evropian të “Eurovisionit’ me këngën ‘Wolrd’.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanika nënshkruar një dekret të veçantë për dhënien e pasaportës shqiptare disa personave, ku bën pjesë edhe këngëtarja kosovare, transmeton Telegrafi.

“Zyrtarisht Qytetare e Shqipërisë së madhe. Faleminderit Presidenti Bujar Nishani. Faleminderit Shqipëria Ime”, ka shkruar Linda në Facebook.

Kujtojmë se festivali evropian i muzikës do të mbahet në kryeqytetin ukrainas të Kievit. /Telegrafi/

Exit mobile version