Site icon Telegrafi

Linda Halimi bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Kaimana

Linda Halimi ka një arsye më tepër për të qenë e lumtur.

Këngëtarja shqiptare është bërë për herë të parë nënë e një fëmije në saje të lidhjes me reperin Dawon Edwards.

Zeshkania ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Kaimana (sipas një ishulli fantastik në Indonezi).

“Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se jemi bërë prindër”, shkroi reperi që më mirë njihet si Big D gjersa ka shtuar se artistja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa, Lindita në orët e para të ditës së sotme publikoi disa fotografi nga shtatzënia dhe pas lindjes.

“Para dhe pas. Viti 2019 është viti më i mirë në jetën time dhe vetëm se ka filluar”, shkroi këngëtarja, krahas imazheve. /Telegrafi/

Exit mobile version