Këngëtarja e njohur e muzikës, Linda Hakaj, ka promovuar këngën e saj më të fundit të shoqëruar edhe me videoklip, “Me të thënë të dua”.
Ajo në “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se videoklipi është realizuar në dy lokacione, një pjesë në Podujevë, pjesa tjetër në Ferizaj.
Kënga është publikuar në platformën “Premiersong”, ndërsa pas pak kohësh do të dalë edhe në YouTube.
Duke folur për tekstin e këngës, Linda ka thënë se ka kërkuar që teksti të jetë optimist, ndërsa Florent Boshnjaku e ka shkruar me përkushtim.
Sa i përket sezonit të dasmave, këngëtarja ka thënë se shumicën e ahengjeve i ka të prenotuara te familjet nga diaspora, dhe sipas saj, përkushtimi duhet të jetë maksimal.
“Ata bëjnë një herë në 20 vite dasmë dhe kur të përzgjedhin, ti je i obliguar të bësh ‘shyhret’ në gazmendin e tyre”, ka deklaruar Linda.
Këngëtarja ka thënë se deri ne fund të vitit do t’i publikojë edhe katër këngë te reja. Kënga e parë do të vijë në muajin shtator dhe do të jetë një bashkëpunim me një këngëtar./Telegrafi/