Linda Hakaj ka ardhur me projektin më të ri muzikor për tregun shqiptar.
“Me të thënë të dua”, titullohet kënga më e re e këngëtares shqiptare, të cilën e ka shoqëruar me një video të bukur.
Orkestrimin e këngës e ka bërë Florent Boshnjaku gjersa tekstin e ka shkruar Arsim Bunjaku.
Videon e këngës e ka xhiruar kompania e mirënjohur EMFcreative, e cila ka sjell shkëlqyeshëm këngëtaren.
Projekti i fundit i saj ishte “I paharruar”, një baladë rrëqethëse që i rrëmbeu zemrat e fansave të Lindës.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares, që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/