Telegrafi

Linda: E kam të dashurin “hot”

Këngëtarja nga Kosova, e cila është duke jetuar në SHBA, ka postuar një fotografi të bashkëshorit të saj “muskuloz” në Facebook.

Dhe ajo nuk e ka fshehur ndjenjën se sa e lumtur është me të, duke lëshuar edhe lëvdata për të, me shtrembëruar ca vargun kryesor të këngës së PussyCat Dolls, për të thënë “a nuk dëshiron i dashuri yt të ishte po aq ‘i nxehtë’ sa i imi”.

“Don’t you wish your boyfriend was hot like mine?”, ka shkruar Linda në faqen e saj në Facebook, së bashku me foton e gjysmë-lakuriqe të Big D. /Albasnapz/Telegrafi/