Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, që po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ndërroi jetë pasditen e 5 nëntorit të vitit të kaluar.
Dehari në atë kohë ishte i martuar ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë. Arta, bashkëshortja e tij tashmë e ve, dje ka lindur vajzën e tyre në QKUK.
Dehari po hetohej për “dyshimet se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi, kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016”!
Në një shkrim të realizuar pas vizitës që i është bërë në burg, Dehari – student i Mjekësisë – thoshte se dëshiron që familja dhe gruaja tij e re shtatzënë të jenë të sigurt. /Telegrafi/