Site icon Telegrafi

Lind krijesa gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë, tmerrohen fshatarët (Foto, +18)

Fshatarët e Lady Frere në provincën lindore të Afrikës së Jugut, janë duke jetuar në frikë që kur një dele solli në jetë një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë, që ata besojnë se është dërguar në Tokë nga “djalli”.

Mbi 4 mijë banorë të këtij fshati, janë të bindur se magjia ka luajtur rol kyç në lindjen e kësaj krijese të çuditshme por edhe shumë të frikshme, transmeton Telegrafi.

Paniku arriti majat sa që Departamenti i Zhvillimi Rural në Kepin Lindor ka dërguar në fshat një grup ekspertësh për të kryer disa teste të krijesës, fotografitë e të cilës u shpërndanë me shpejtësi të madhe në mbarë botën.

Drejtori i shërbimeve veterinare, mjeku Lubabalo Mrëebi, ka pranuar haptazi se në pamje të parë qengji që ka lindur i vdekur ngjante me një qenie njerëzore, por nuk ishte pjesë e një njeriu.

“Mund ta konfirmojnë se nuk është një foto e rreme, por qengji i deformuar ka lindur nga një dele në fshatin Lady Frere gjatë kësaj jave, e cila në shikim të parë dukej se kishte një formë njerëzore. Megjithatë, me siguri të plotë mund ta themi se nuk është qenie njerëzore, por vetëm një qengj i deformuar që ka lindur nga një dele që më pas është infektuar nga ethet në fazën e hershme të shtatzënisë”, ka shtuar Mrëebi. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version