Venera Lumani dhe Lind Islami janë një nga çiftet më të dashura për publikun dhe se janë shumë të dashuruar këtë e kanë treguar në shumë prej intervistave.
Dy ndër të ftuarit në puntatën e mbrëmshme të “Shiko kush Luan” ishin edhe Venera Lumani dhe Lind Islami.
Gjatë transmetimit të emisionit, Venera është pyetur se kur ka ndërmend të martohet. Për përgjigjen e kësaj pyetjeje ka ndërhyrë Lindi, i cili ka bërë një gjest shumë të ëmbël para të gjithëve.
Ai është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar Venerës për martesë në mes të emisionit. “Kur do martohemi?”, e ka pyetur ai.
Këngëtarja Lumani e ka pritur me shumë emocion këtë moment dhe është përlotur. Më pas dyshja ka treguar se dasma e tyre do të realizohet pasi të bëjnë lekët.
Ndërkohë, ata janë mjaft të angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore, ndërsa muajin e kaluar sollën projektin e përbashkët “M’flen në shpirt”. /Telegrafi/